Mesfushori i Dukagjinit kërkohet nga dy klube
09 janar 2023
| 15:36
Mesfushori kosovar, Egzon Qerimi është shumë pranë largimit nga Dukagjini i Klinës.
Largimi i Qerimit nga “18 Qershori” është çështje ditësh.
29-vjeçarin sipas të gjitha gjasave do ta shohim sërish në elitën e futbollit kosovar, veçse në një ambient tjetër.
Demokracia.com mëson nga burime të saj se futbollisti Egzon Qerimi ka marrë dy oferta nga klubet e Superligës së Kosovës.
Qerimi ditëve në vijim do të zbulojë edhe destinacionin e radhës në karrierën e tij. Qerimi më parë karrierë ka bërë edhe tek Ulpiana, Llapi, Trepça, KEK-u e Onixi.