Mesfushori i Juves rezulton pozitiv me Covid
17 mars 2022
| 13:55
Mesfushori i Juventusit dhe Italisë, Manuel Locatelli, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ish-mesfushori i Sassuolos luajti 82 minuta në humbjen 3-0 të Juventusit kundër Villarrealit në ndeshjen e dytë të 1/8-tës në Ligës së Kampionëve mbrëmë. “Bianconerët” kanë njoftuar tani se mesfushori ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Klubi i Futbollit Juventus njofton se sot Manuel Locatelli ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lojtari, në marrëveshje me autoritetin lokal shëndetësor, tashmë është i vetëizoluar”, thuhet në një deklaratë të klubit.