Mesfushori i Veronas mposhti koronavirusin

23 prill 2020 | 19:11

Mesfushori i Veronas, Mattia Zaccagni është shëruar nga koronavirusi.

Klubi i Serie A së Italisë kishte njoftuar në mesin e marsit se 24-vjeçari ka rezultuar pozitiv me COVID-19, gjatë të cilës periudhë ishte në izolim për shkak të ndeshjes që Verona kishte luajtur kundër Sampdorias më 8 mars.

Zaccagni shënoi në atë ndeshje, ndërsa Sampdoria pak kohë më pas kishte njoftuar se disa lojtarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Zaccagni ka qenë lojtari i parë i Veronas që ka rezultuar i infektuar. Por, klubi ka njoftuar sot në faqen zyrtare se ai është shëruar.

“Verona njofton, se bazuar në protokolle, Mattia Zaccagni i është nënshtruar testit për COVID-19 dhe ka rezultuar negativ. Futbollisti është shëruar dhe më nuk do të jetë i obliguar për izolim shtëpiak”, është thënë në komunikatë të klubit. Zaccagni ka shënuar një gol dhe asistuar shtatë tjerë në 23 ndeshjet në Serie A me Veronan këtë stinor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane Angela Merkel vazhdon të jetë e brengosur nga…