Mesfushori i Turqisë: Nuk është befasi që Evropa po e kërkon Muriqin
22 tetor 2019
| 12:06
Ish-mesfushori i Interit dhe Atletico Madridit, Emre Belozoglu e ka lavdëruar sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.
Mesfushori turk, ka thënë se nuk është befasi që skuadrat e mëdha evropiane interesohen për Muriqin.
“Vedat Muriqi është golashënues i madh. Nuk është befasi që po e kërkon Evropa dhe që gjigantët e kanë në radar. Ai meriton këtë vëmendje. Besoj se ai do t’i shërbejë fanellës verdhekaltër për disa vjet dhe do të ketë sukses”, ka thënë Emre.
/Epoka e re/