Mesha kryesore për kremtimin e Krishtlindjes mbahet në Katedralen në Prishtinë
Zyra e Dioqezës Prizren-Prishtinë ka njoftuar se programi i festës së Krishtlindjes 2023 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, që fillon më 24 dhjetor, do të zgjasë deri në orët e mbrëmjes më 25 dhjetor.
Ipeshkvia Prizren-Prishtinë do të zhvillojë këto aktivitete në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
Sot në orën 18:00, do të organizohet pritja solemne e Krishtlindjes, e cila do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis” që gjendet tek Katedralja Shën Nënë Tereza, për këtë të ftuar janë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, trupi diplomatik dhe njerëz të kulturës, artit dhe miq e dashamirë.
Ndërsa në orën 23:30 fillon programi për Krishtlindje në Katedrale, i cili zgjatë deri në mesnatë.
Kurse në orën 24:00 Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza, të cilën do ta udhëheq Sh. T. Imzot Dodë Gjergji.
Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, njofton se edhe të hënën më 25 dhjetor do të ketë program.
Në orën 11:00 – meshë në Katedralen Shën Nënë Tereza, kurse në orën 18:00 – meshë në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë.