Meshë në Ditën e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, lutjet shkojnë për paqe në botë

25 dhjetor 2023 | 12:37

Dioqeza Prizren-Prishtinë ka mbajtur meshë në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë në Ditën e Krishtlindjes.

Me këtë rast, Don Agim Qerkini tha se duhet t’i festojmë këto festa, dhe t’i përjetojmë.

Ai pohoi se të gjithë lutemi për paqe në jetën tonë, shkruan EkonomiaOnline.

“Fëmijët e kremtojnë më së miri këtë festë, e ne na kujtohet më së miri kur ishim fëmijë, në duhet që t’i përjetojmë këto festa dhe t’i festojmë. Jezusi do t’iu drejtohej nëse nuk bëheni si fëmijët nuk do të hyni në këtë mesë. Lutemi që të jetë paqja pjesë e jona”, tha Qerkini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa bota e feston Krishtlindjen nën dëborë, e temperature të…