![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/07/BE6B9FB0-FA44-48B2-815D-F026459BFA7E.jpeg)
Meshë për Adem Demaçin në Katedralën “Nëna Terezë”
28 korrik 2018
| 21:58
Mesha për shpirtin e Adem Demaçit do të jetë nesër në orën 11:00 në Katedralën “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Demaçi u nda nga jeta të enjten në moshën 82 vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të madhe kombëtare.
Ndërkaq varrimi i tij u bë sot në Varrezat e Dëshmorëve në Velani të Prishtinës, njofton klan kosova.
Një nga figurat emblematike të rezistencës së kombit shqiptar u përcoll në banesën e fundit me ceremoni shtetërore.