Mëshira e kasapit të Ballkanit

11 maj 2021 | 08:50

Xhevdet Bajraj

 

Në luftë

kasapi i Ballkanit

e kishte një ndjenjë të thellë

dhembshurie e keqardhjeje

ndiente mëshirë

vinte në shprehje

butësia e tij shpirtërore

ndaj vrasësve

kështu që vendosi t’ua dhurojë

nga një kolltuk

secilit prej xhelatëve të tij

veç e veç

që të pushojnë si njerëz

kur të lodhen duke vrarë

 

Poezi nga libri në dorëshkrim “Me zemër në qese najloni” që do të botohet në javën e ardhshme nga shtëpia botuese “Armagedoni”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do…