“Meshkujt nuk i përballojnë fotot e mia të nxehta”/ Habit ish-mësuesja
Një modele 32-vjeçare, Amy Kupps ka rrëfyer se ndjekësit në rrjetet sociale nisën që ta quanin k*rvë, për të vetmen arsye se publikonte foto seksi e provokuese. Ish-mësuesja e cila tashmë ka një llogari në faqen për të rritur “OnflyFans”, tha për “The Sun” se ka fjetur me tre djem gjithë jetën e saj.
32-vjeçarja nga Karolina e Veirut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se fakti që publikon imazhe seksi në “Instagram”, nuk do të thotë që kryen marrëdhënie seksuale me shumë meshkuj.
Madje Amy Kupps rrëfeu se nuk ka shkuar me asnjë që kur ka filluar pandemia.
“Hera e fundit që kreva marrëdhënie seksuale ishte para pandemisë. Kanë kaluar 18 muaj që unë jam e vetme. Më mungon kjo gjë. Njerëzit mund të mendojnë çfarë të duan, jam mësuar të gjykohem nga pamja e jashtme, por nuk do të ndryshoj. Nuk i gjykoj gratë apo burrat e tjerë që kanë pasur shumë partnerë seksualë, por jam ngopur me propozimet që më vijnë në punë çdo ditë”, pranoi modelja.
Kjo e fundit shtoi më pas se “nëse k*rvë do të thotë të jesh i suksesshëm, të fitosh shumë para dhe të kesh një trup dhe fytyrë të shkëlqyer, atëherë jam krenare që jam e tillë”.
32-vjeçarja u shpreh gjithashtu se nuk ishte mendjelehtë, por që është shumë selektive.
“Kurrë nuk bëj seks pa kaluar të paktën katër takime me dikë”, tha Amy, e cila në fund shtoi se është e vetëdijshme që duket seksi, por kjo nuk do të thotë që është femër e lehtë.