Mesi i janarit parashikohet me ngrica ekstreme: Paralajmërime për Europën dhe Ballkanin

05 janar 2025 | 18:28

Një pjesë e madhe e Europës pritet të përfshihet nga ngricat siberiane, duke pasur mot të ftohtë dhe ngrica gjatë muajit janar.

Meteorologët italianë paralajmërojnë se mesi i janarit do ta gjejë Kontinentin e Vjetër, përfshirë Ballkanin, me një mot të ftohtë.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse këto masa ajrore do të jenë kalimtare apo do të zgjasin për një periudhë më të gjatë.

Britanina e Madhe, Skocia dhe Irlanda e Veriut janë goditur nga bora dhe temperatura të ulëta. Në Skoci, temperaturat kanë arritur deri në -10 gradë Celsius, ndërsa disa zona kanë pasur probleme me furnizimin me energji elektrike.

Bora e dendur ka mbuluar Anglinë dhe Uellsin, duke shkaktuar kushte të vështira për qarkullimin e automjeteve dhe për transportin ajror.

Disa aeroporte, përfshirë ato të Mançesterit, Liverpulit dhe Birminghamit, kanë mbyllur pistat përkohësisht, ndërsa janë regjistruar vonesa dhe anulime të fluturimeve dhe trenave.

Në Uells, një autobus humbi kontrollin dhe u përplas me një mur për shkak të borës dhe ngricave. Paralajmërimet për motin e keq janë ende në fuqi për të gjithë Britaninë e Madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 16,  Ferat Shala,…