Mesila Doda: Sot na mungojnë heronjtë e luftës Thaçi, Veseli, Krasniqi e të tjerët

27 nëntor 2022 | 11:22

Kryetarja e Grupit Parlamentar “Për Demokraci dhe Integrim”, Mesila Doda, në fjalën që mbajti në mbledhjen e përbashkët të parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë me rastin e 110-vjetorit, u shpreh se krerët e UÇK-së të cilët janë të akuzuar në Hagë në Dhomat e Posaçme, janë heronj e jo kriminelë lufte.

Ajo ka bërë thirrje për një bashkim kombëtar dhe ka renditur disa nga mënyrat se si mund të arrihet diçka e tillë.

“Kjo sallë ka mungesa të mëdha sot, janë komandantët e luftës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e të tjerë të cilët janë të akuzuar në Hagë. Sot duhet të përsërisim së lufta e UÇK-së është paqe lavdie në historinë e kombit. Dhe njerëzit që i dalin zot atdheut janë heronj dhe jo kriminelë lufte”, ka thënë Doda.

Ajo ka thënë se nuk mund ta humbim në paqe atë që fituam në luftë.

“Kosova dhe beteja e saj për liri janë fitore tona të jashtëzakonshme në mijëvjeçarin e ri”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në fjalën e…