Mësimdhënësi votues i LV-së, letër Nagavcit: Edhe 5 muaj dal në pension, po më tallin, jam i zhgënjyer

04 tetor 2022 | 13:33

Beqir Letaj, një mësimdhënës nga Komuna e Prizrenit është shprehur i zhgënjyer me mos-ekzekutimin e pagave për grevistët.

Letaj ka thënë se është votues i Vetëvendosjes prej vitit 2019, por tani është zhgënjyer nga udhëheqja e Vetëvendosjes për shkak të çështjes së nxehtë të pagave.

Ai ka thënë se edhe pesë muaj do të dalë në pension dhe se një pensionim të tillë nuk e meriton.

“E nderuara ministre Nagavci edhe 5 muaj do të pensionohem. Nuk e kam paramenduar kurrë që karriera ime do të përfundojë me këtë zhgënjim total”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Letaj ka treguar se ka qenë kundërshtues i SBAShK-ut dhe i grevës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë…