Mësimdhënësit e nxënësit duhet të takohen në shkolla
12 shtator 2022
| 08:14
Shefja e deputetëve e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë thirrje dje që sot të gjithë fëmijët dhe mësimdhënësit të shkojnë në shkollë.
Sipas Kusari – Lilës, nuk ka asnjë arsyetim që fëmijët të dënohen me mungesë mësimi si pasojë e kërkesave të SBAShK-ut.
“Nesër, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të takohen, ku e kanë vendin, në shkolla”, ka shkruar Kusari-Lila.
Ajo tha se fëmijët nuk mund të shfrytëzohen për qëllimet e sindikatave, pasojat e të cilit veprim, sipas saj, do t’i vuajnë shumë gjatë.