Mësimdhënësit e Vitisë protestojnë para qeverisë: Duam paga tona!
04 tetor 2024
| 11:43
Punëtorët e arsimit të Komunës së Vitisë kanë filluar protestën e tyre para Qeverisë së Kosovës, pasi kjo e fundit nuk ua ekzekutoj pagat e muajit shtator.
“Duam pagat tona”, “Edhe Vitia është n’Kosovë”, janë disa nga mbishkrimet në pankartat e mësimdhënësve nga Vitia që po protestojnë para Qeverisë.
Nënkryetarja e Sindikatës së Arsimiit në Komunën e Vitisë, Makfirete Zuka, ka folur për “Kanal10”, ka treguar se pagat në Viti ende nuk janë ekzekutuar për muajin shtator.
“Problemi është se ende nuk janë ekzekutaur pagate për mësimidhënesit në nivelt të mesme dhe të ulët, problemet që kanë rrjedh prej kontrate kolektive është e gjithë Kosovës por që vetëm Vitin ka vendosur që ta lë pa paga”, ka thënë ajo.