Mësimdhënësit hyjnë në ditën e nëntë të grevës
24 janar 2019
| 10:11
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, kanë hyrë sot në ditën e tyre të nëntë të grevës.
Ky vendim i tyre për mosmbajtje të procesit mësimor nga mësimdhënësit, erdhi pasi sipas tyre Qeveria e Kosovës nuk ka zbatuar marrëveshjen e nënshkruar me SBASHK-un për ngritjen e koeficientit të pagave.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka thënë se pa realizimin e kërkesave, greva e mësimdhënësve nuk do të ndërpritet.
Ai ka theksuar se Projektligji për pagat është diskriminues për të punësuarit në arsim, ku nga 11 koeficientet e mundshëm, arsimi është vendosur në koeficientin e parafundit.