Mësimdhënësit nesër në grevë

11 maj 2022 | 10:30

Mësimdhënësit në të gjithë vendin nesër do të hyjnë në grevë njëorëshe.

Nën organizimin e SBASHK-ut çerdhet do të jenë në grevë nga ora 06:30-7:30, ndërsa shkollat fillore varësisht nga ndërrimet, ora e parë do të jetë grevë, kurse universitetet nga ora 10:00-11:00.

Orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen dhe nëse Qeveria e Kosovës nuk reagon atëherë nga SBASHK-u thonë se i qëndrojnë skenarit për të hyrë në grevë të përgjithshme. Ndër kërkesa të tyre, mësimdhënësit por edhe punëtorët e sektorit publik, kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Rraham Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka deklaruar për KosovaPress që greva e nesërme është paralajmëruese, ndërsa ka shtuar që më 20 maj do të ketë një protestë të të gjithë punëtorëve të sektorit publik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmund nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin…