Mësimdhënësve u njihet statusi i viteve të ‘90-ta
11 prill 2018
| 16:14
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Republikën e Kosovës nga viti shkollor 1990-91 deri në vitin 1998-99.
Me këtë rast, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga edukatorët, drejtuesit e shkollave dhe nxënësit që të kthehen në shkolla dhe t’i përkushtohen procesit të mësimit dhe rezultateve konkrete në testin e PISA-as.
Me fuqizimin e këtij projektligji, kontributdhënësit në arsim, të kësaj epoke do të përfitojnë më shumë të ardhura mujore.
Miratimi i këtij projektligji, ka qenë edhe kërkesa kryesore e SBASHK-ut, e cila kishte paralajmëruar grevë të përgjithshme në arsim prej të premtes, nëse nuk do të miratohej ky projektligj.