Mësimi dual po pilotohet suksesshëm në Kosovë

14 tetor 2022 | 12:54

Të premten janë nënshkruar marrëveshjet mes Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” dhe përfaqësuesve të bizneseve, si dhe kontratat me 25 nxënës të profilit të Floktarisë për kryerjen e praktikës profesionale në ndërmarrje.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë me dije se këta nxënës, shumicën e kohës do ta kalojnë në sallone të floktarisë duke u aftësuar nga floktarë profesional.

“Jam e bindur se pas përfundimit të shkollimit, shumë lehtë do ta gjejnë vetëm në tregun e punës. përvojat e dëshmuara në vendet si Gjermania, Austria dhe Zvicra, për herë të parë po implementohen edhe në Kosovë”, ka thënë ministrja Nagavci.

Ajo ka theksuar se bazuar në bashkëpunimet e deritanishme me bizneset, pilotimi i arsimit dual po realizohet suksesshëm dhe po ofrohen mundësi të zgjerimit edhe në profile të tjera.

“Falënderoj shumë bizneset të cilat kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me shkollat dhe kanë hapur dyert për nxënësit. Fokusi ynë është ta fuqizojmë arsimin dhe aftësimin profesional me qëllim që ti përafrojmë profilet të cilat ofrohen nga shkollat profesionale me nevojat e bizneseve”, ka thënë Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
75 milionë franga zvicerane është çmimi i shtëpisë zvicerane e…