Mësimi ka nisur normalisht, vazhdimi i tij do të varet nga situata pandemike

12 prill 2021 | 14:45

Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci (MAShTI), ka thënë se mësimi për klasat 1 deri 5 ka filluar në të gjitha shkollat me përjashtim të fshatit Bushat në Mitrovicë.

Po ashtu, Nagavci ka thënë se edhe mësimi “online” është vazhduar të mbahet.

Nagavci në një konferencë për medie, ka theksuar se të gjitha komunat kanë bërë përgatitjet e duhura ku të gjitha shkollat janë dezinfektuar.

“Sot ka filluar periudha e tretë dhe në bazë të vendimit për masat kundër pandemisë mësimi për disa nivele po organizohet me pjesëmarrje fizike të nxënësve në nivelin e çerdheve klasat 1 deri në 5. Sipas informatave që i kemi në ditën e sotme mësimi ka filluar në të gjitha shkollat me përjashtim të fshatit Bushat në Mitrovicë, që do të vazhdojë nesër. Mësimi ‘online’ po zhvillohet në të gjitha shkollat. Komunat kanë raportuar se është kryer pjesa e dezinfektimit në të gjitha shkollat”, është shprehur Nagavci, duke shtuar se për vazhdimin e mësimit “online” do të varet nga situata me pandeminë.

“Sa i përket pajisjeve teknologjike MAShIT ju ofrojë të gjithë nxënësve qasje në mësimin ‘online’, ne do të përcjellim se si po shkon situata me pandeminë dhe për javën e ardhshme sot merret ndonjë vendim. Përderisa mësimi sipas rekomandimeve po shkon pa pengesa unë ju bëjë thirrje të gjitha palëve të përfshira në këtë proces që të angazhohen bashkërisht që mos të lëmë prapa asnjë fëmijë në mësim”, ka thënë ministrja Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë administruar më shumë…