Mesiq: Serbia po vazhdon fushatat lobuese për çnjohjen e Kosovës
12 shkurt 2022
| 18:47
Ish-presidenti i Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq, po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai në këtë vizitë është i shoqëruar nga ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.
Në takimin me kryeministrin Albin Kurti, ish-presidenti Mesiq ka thënë se Serbia po vazhdon fushatat lobuese për çnjohjen e Kosovës dhe ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të angazhohen më shumë në rrafshin ndërkombëtar.
“Ish-presidenti kroat, Mesiq, tha se duhet angazhim i shtuar në rrafshin ndërkombëtar, sepse siç tha ai, Serbia po vazhdon fushatat lobuese për çnjohjen e Kosovës”, ka njoftuar Qeveria përmes një njoftimi për media.