Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës Unike

25 mars 2022 | 13:31

Në mesjavë është zhvilluar xhiroja e 14-të në Ligën Unike te meshkujt, që ishte e fundit për garat e rregullta, ku është mësuar renditja përfundimtare.

Kampioni Golden Eagle Ylli përfundoi garat e rregullta me 13 fitore dhe një humbje, ndërsa Peja ishte e dyta me nëntë fitore e pesë humbje. Këto dy skuadra janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale.

Në vendin e tretë është Prizreni 16 me tetë fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Tirana, Teuta dhe Rahoveci kanë shtatë fitore e shtatë humbje, duke përfunduar në vendin e katërt, pestë dhe të gjashtë. Në dy pozitat e fundit përfunduan Vllaznia dhe Kamza.

Në çerekfinale të Ligës Unike do të përballen Prizreni 16 me Rahovecin dhe Tirana me Teutën. Skuadra e cila nxjerrë rezultat më të mirë nga dy ndeshjet e zhvilluara do të jetë gjysmëfinaliste. Ekipet më mirë të renditura luajnë si vendas në ndeshjen e kthimit.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "LIGA UNIKE JAVA XIV GOLDEN EAGLE F H P 13 2. 1 PEJA 27 206 9 5 3. 23 PRIZRENI 16 151 8 6 22 TIRANA -4 7 7 5. TEUTA 21 59 7 7 6. 21 RAHOVECI 50 7 7. 7 21 VLLAZNIA -72 3 11 8. KFA 17 KAMZA BASKET -159 2 12 16 -231 f Unike @ligaunike Unike"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova triumfoi 5-0 ndaj Burkina Fasos në ndeshjen miqësore të…