Mësohen katër skuadrat e para çerekfinaliste të Kupës së Kosovës
03 shkurt 2024
| 16:07
Kanë përfunduar ndeshjet e para të sotme të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.
Prishtina, Malisheva, Suhareka dhe Vjosa janë çerekfinalistët e parë të Kupës së Kosovës.
Prishtina ka arritur të shënoj fitore ndaj Gjilanit pas ekzekutimit të penalltive. Ndeshja në kohën e rregullt ka e luajtur në Gjilan ka përfunduar pa gola.
Malisheva triumfoi 1:3 ndaj Feronikelit 74, për ta siguruar kualifikimin tutje.
Suhareka në anën tjetër arriti fitore 3:1 ndaj Prishtinës së Re, kurse Vjosa e mposhti 4:1 “2 Korrikun”.