Mësohen lojtarët titullarë të ‘All Star Game’
Më 16 shkurt, në “Chase Arena” të San Francisco-s, shtëpi e Golden State Warriors, do të luhet finalja e madhe e “All Star Game” në basketboll. Ky është turneu ku do të marrin pjesë ‘yjet’ e NBA-së.
Pas një votimi të gjatë janë përcaktuar lojtarët titullarë të dyja Konferencave si dhe trajnerët. Konferenca e Lindjes do të drejtohet nga trajneri i Cleveland, Kenny Atkinson, ndërsa ajo e Perëndimit do të drejtohet nga trajneri i Oklahomës, Mark Daigneault.
Ky është edicioni i 74-t i këtij eventi magjik të basketbollit amerikan. Për LeBron James kjo është pjesëmarrja nr.21 në këtë event, duke thelluar edhe më tej këtë rekord absolut. Lojtarët rezervë do të vendosën më 30 janar.
Formacionet titullare:
Konferenca e Lindjes: Jalen Brunson (New York), Donovan Mitchell (Cleveland), Jayson Tatum (Boston), Giannis Antetokounmpo (Milwaukee), Karl-Anthony Towns (New York).
Konferenca e Perëndimit: Alexander Shai (Oklahoma), Stephen Curry (Golden State), LeBron James (Lakers), Kevin Durant (Phoenix), Nikola Jokic (Denver).