Mësohen skuadrat e radhës që sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve

28 gusht 2024 | 10:02

Sparta Pragë e Albion Rrahmanit dhe Ermal Krasniqit ka siguruar kualifkimin në Ligën e Kampionëve.

Rezultati në ndeshjen e sotme ndaj Malmos ishte 2 me 0, me sulmuesin kosovar, Albion Rrahmani që realizoi në ndeshjen e tij debutuese.

Në Ligën e Kampionëve u kualifikua edhe Young Boys që triumfoi ndaj Galatasaray edhe në ndeshjen kthyese, kurse Salzburgu e ruajti rezultatin nga ndeshja e parë dhe i mjaftoi një barazim sonte ndaj Dynamo Kiev.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen është futur në garë për Jadon Sancho. Anglezi…