Mësohen të gjitha çiftet e 1/8-tës së Ligës së Konferencës
Sot (e premte), me fillim nga ora 13:00 në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e fazës së 1/8-tës në Ligën e Konferencës.
Mbrëmë u zhvilluan ndeshjet kthyese të fazës “play-off” për 1/8-tën e Ligës së Konferencës dhe tetë ekipe iu bashkuan tetë të tjerave të kualifikuara direkt.
Ekipi si Ajax, Dinamo Zagreb, Maccabi Haifa, Molde, Olympiacos, Servette, Sturm Graz dhe Union SG, iu bashkuan fituesve të grupit si Aston Villa, Club Brugge, Lille, Fenerbahce, Fiorentina, Maccabi Tel-Aviv, Paok dhe Viktoria Plzen.
Të gjitha këto ekipe të njohura evropiane, disa nga to gjigantë evropian, tashmë kanë mësuar se me kënd do të ndeshen në fazën e 1/8-tës.
Shorti i hedhur sot në Nyon ka bërë që të ketë shumë ndeshje interesante në fazën e ardhshme të Ligës së Konferencës.
Megjithatë, ndeshja më interesante padyshim se do të jetë ajo në mes të Ajaxit dhe Aston Villas.
Ndeshje tjera interesante do të jenë edhe ato në mes të Union SG-Fenerbahce, Maccabi Haifa-Fiorentina, Sturm Graz-Lille dhe Dinamo Zagreb-PAOK.
Takimet tjera të kësaj faze janë: Servette-Viktori Plzen, Molde Club-Brugge, Olympiacos-Maccabi Tel-Aviv.
Çiftet e fazës së 1/8t-tës në Ligën e Konferencës
Servette – Viktoria Plzen
Ajax – Aston Villa
Molde – Club Brugge
Union SG – Fenerbahce
Dinamo Zagreb – PAOK
Sturm Graz – Lille
Maccabi Haifa – Fiorentina
Olympiacos – Maccabi Tel-Aviv