Mësohet arsyeja e vdekjes se 33-vjeçares në Fushë Kosovë
Për vdekjen tragjike të 33-vjeçares nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës, Express ka mësuar detaje të reja.
Burime të besueshme të Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se 33-vjeçarja dyshohet se u ngufat me jastëk nga motra e saj rreth tri vjet më e vogël.
Të njëjtat burime theksuan se dy motrat dhe anëtarët e tjerë të kësaj familjeje dyshohet se kanë probleme mendore.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vdekje të dhunshme.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër 33 vjeç. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka njoftuar policia.