Mësohet arsyeja pse nuk ka nisur numërimi i votave nga diaspora
15 shkurt 2021
| 12:54
Organizata “GERMIN” ka bërë me dije se ende nuk ka filluar ka filluar procesi i verifikimit dhe numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës.
“‘GERMIN’, përmes vëzhguesve të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ndodhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku do të verifikohen dhe numërohen votat e ardhura përmes postës. Ky proces nuk ka nisur akoma edhe pse ishte planifikuar nga ora 08:00 e ditës së sotme. Arsyeja për këtë vonesë, sipas zyrtarëve të KQZ, është një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës për të hetuar pakot me fletëvotime sipas shteteve nga ka ardhur posta, pa dhënë arsye shtesë”, është thënë në reagimin e “GERMIN”.