Mësohet arsyeja pse Werneri e kishte refuzuar Liverpoolin
13 janar 2020
| 14:36
Ylli i RB Leipzigut dhe Kombëtares së Gjermanisë, Timo Werner, kishte mundësinë që t’i bashkohet skuadrës së Liverpoolit gjatë verës.
Anëtari i Leipzigut duket se ka kalkuluar shumë para vendimit të tij dhe në fund vendosi të mos kalonte në “Anfield”.
“Dailystar” shkruan se Werneri refuzoi mundësinë për t’iu bashkuar Liverpoolit, pasi nuk dëshironte të rrinte në stol. Vera e ardhshme mund ta finalizojë transferimin e Wernerit te liderët aktualë të Premierligës.