Mësohet data kur Haradinaj dhe Gucati do të dalin para Apelit të Speciales
Pasi kishin apeluar vendimin, me anë të së cilit janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me nga 100 euro gjobë, më 1 dhe 2 dhjetor, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, do të paraqiten para panelit të Apelit.
Lidhur me kë to dy seanca, kryesuesja e panelit të Apelit, Michele Picard, ka nxjerrë një vendim, me anë të së cilit është përcaktuar edhe rendi i ditës.
“E enjte, 1 dhjetor 2022- 13:30-13:40 – Fjala hyrëse nga kryetari i trupit gjykues (10 minuta) 13:40-15:10 – Parashtresat e mbrojtjes së Gucatit (1 orë 30 minuta) 15:10-15:40 – Pushim (30 minuta) 15:40-17:10 – Parashtresat e mbrojtjes Haradinaj (1 orë 30 minuta)”, është rendi i ditës i përcaktuar për ditën e enjte.
Paneli ka përcaktuar rendin e ditës edhe për seancën e së premtes.
“E premte, 2 dhjetor 2022-ora 9:30-11:30 – përgjigja e ZPS (2 orë) 11:30-12:00 – Pushim (30 minuta) 12:00-12:20 – Përgjigje e mbrojtjes së Gucatit (20 minuta) 12 :20-12:40 – Përgjigje e mbrojtjes Haradinaj (20 minuta) 12:40-12:50 – Adresa personale opsionale nga Gucati (10 minuta) 12:50-13:00 – Adresa personale opsionale nga Haradinaj (10 minuta) 13 :00-13:05 – Deklarata përmbyllëse e kryetarit të trupit gjykues (5 minuta)”, është rendi i përcaktuar nga paneli.
Ndryshe, më 18 maj 2022 është shpallur aktgjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, ku trupi gjykues i ka shpallur fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Ata janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.
Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
“