Mësohet identiteti i 30 vjeçarit të vrarë në Istog
15 shtator 2018
| 23:44
Në orët e pasdites së djeshme në mes fshatrave Dubravë dhe Veriq të Komunës së Istogut është gjetur një person i vdekur.
Rastin për vdekjen e tij për “Indeksonline” e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
Sipas tij rasti është cilësuar si vdekje të dyshimtë dhe se janë në pritje të rezultateve të tjera të hetimeve.
Burime të “Indeksonline”, mësojnë se personi i vdekur është Arben Dekaj rreth 30 vjeçar nga Istogu dhe se trupi i tij është gjetur i qëlluar me disa plumba.