Mësohet identiteti i personit që dyshohet se u vra nga babai sot në Prishtinë
27 janar 2021
| 18:21
Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vrarë sot në Prishtinë, mëson Indeksonline, ndërsa i dyshuari i vrasjes është babai i tij. Tashmë i arrestuar si dhe të njëjtit i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.
Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndësa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.
Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.