Mësohet identiteti i parashutistit që vdiq në malet e Istogut
10 qershor 2018
| 20:29
Një 58 vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e së dielës në bjeshkët e Istogut.
“Telegrafi”, mëson se personi i vdekur është Xhavit Pepshi, i cili kishte humbur kontrollin mbi parashutën, duke rënë në mal.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 13:30, policia ka marrë një informatë për një 58 vjeçar të lënduar në Livadhet e Kabashit në Istog. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë konstatuar se personi ishte pa shenja jete”, ka thënë Ibra. Deri me tani nuk dihen shkaqet e rënies që kanë sjell vdekjen e Xhavit Pepshit. Kurse, sipas Ibrajt, të hënën Policia do të del me një raport lidhur me rastin.