Mësohet mosha e viktimës në aksidentin në Novosellë të Pejës

26 dhjetor 2022 | 11:33

Një person ka vdekur sot në Novosellë të Pejës pas një aksidenti të rëndë trafiku mes dy automjeteve. Express mëson se viktima është rreth 50-vjeç.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe tre persona të tjerë të cilët janë dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor.

I përfshirë në aksident është edhe një zyrtar policor, për çka në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“Në orën 07.45 në fshatin Novosellë të Pejës policia është njoftuar për një aksident trafiku, të përfshira kanë qenë dy vetura. Tre persona janë të lënduar, por më vonë janë bërë katër të lënduar. Një prej tyre ka vdekur, mjeku e ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Tre personat janë dërguar në Emergjencë më pas në QKUK. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe IPK, pasi në aksident ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor”, tha për Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se synimi i…