![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/Kosova-U21-1-780x439-1.jpg)
Mësohet orari i ndeshjeve të Kosovës U21 në kualifikueset për Euro 2027
Dardanët e Afrim Tovërlanit janë shortuar në grupin A, ku në grup është Spanja si kundërshtari më i vështirë, por edhe Rumania dhe Finlanda, si dy ekipe të forta.
Qipro dhe San Marino konsiderohen si kundërshtarë më të lehtë në letër, ku Kosova do të kërkojë maksimumin e pikëve.
Ndeshja e parë e Kosovës U21 do të luhet në udhëtim te Rumania me 5 shtator 2025, ndërsa pas katër ditëve e pret Spanjën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Përballja e tretë luhet gjithashtu si vendas ndaj San Marinos më 14 tetor 2025, teksa më 14 nëntor udhëton te Qipro dhe me datë 18 luan në udhëtim te Finlanda.
Takimet kthyese fillojnë duke pritur Rumaninë me 27 mars 2026 dhe 31 mars në udhëtim te Spanja.
Pastaj udhëtojmë drejt San Marinos me 25 shtator dhe e presim Qipron me 30 shtator dhe Finlandën me 6 tetor 2026 për të mbyllur kualifikueset për Euro 2027.