Mësohet se cila do të jetë puna e parë e Meghan Markle pas largimit nga Britania
04 shkurt 2020
| 11:46
Puna e parë e Meghan Markle pas largimit nga familja mbretërore me bashkëshortin e saj Harry do të jetë një shou kanadez, ku ajo do të paraqitet vazhdimisht.
Sipas një burimi të afërt me ekipin e prodhimit, 38-vjeçarja Markle do të jetë e ftuar të shfaqet në mënyrë të përsëritur në ‘I Do’, ‘Redo’, ku do të bashkohet me shoqen e saj të ngushtë, stilisten e dasmave Jessica Mulroney, ylli i shfaqjes së ardhshme të realitetit në Netflix.
Paraqitjet e saj në shfaqje do të jenë të rastësishme, sipas një burimi i cili nuk ka zbuluar nëse dhe sa do të paguhet Markle.