Mësoni se cilat janë procedurat për të tërhequr 10-përqindëshin nga Trusti

08 dhjetor 2020 | 20:29

Shumë qytetarë janë në pritje për ta tërhequr 10-përqindëshin nga Trusti Pensional i Kosovës.

Kryeminisitri Avdullah Hoti ka thënë se të gjitha ata që duan t’i tërheqin këto mjete do të mund ta bëjnë një gjë të tillë të premten nga ora 15:00.

“Duke filluar nga e premtja e orës 15:00 do të hapet uebfaqja për të dhënë mundësinë e aplikimit të gjithë kontribuuesve të interesuar. Për rreth katër muaj do të jetë e hapur mundësia për të aplikuar”, tha Jeton Demi nga ky institucion.

“Aplikimi bëhet përmes internetit. Dy të dhënat kryesore të cilat duhet dhënë me kujdes kontribuuesit janë ‘numri personal’ dhe ‘numri i llogarisë bankare’ i kontribuuesit”, sqaroi ai për RTVD.

“Do t’u kërkohet edhe një adresë e-maili dhe një numër telefoni, informacione të cilat nuk janë të obligueshme për të përfunduar aplikimin. Pas këtij hapi aplikuesi vetëm e konfirmon se sa është bilanci i 10-përqindëshit që i takon për t’u transferuar në llogarinë e tij/saj dhe e shtyp butonin e aplikimit”, shpjegoi Demi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Japonia ka në plan të financojë shërbimet e lidhjes së…