
Mësoni se çka i tha Einxhel Dagzit kur e pyeti se a do e bënte një fëmijë me të
Çifti i tretë i shtëpisë së “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta i njohur si DJ Dagz, javëve të fundit kanë filluar të qëndrojnë vazhdimisht pranë njëri-tjetrit duke kaluar momente romantike.
Po ashtu, ata shpeshherë kanë biseduar edhe për gjëra personale e për raportin se si do të jetë pas daljes nga shtëpia.
Ndërsa, dje gjatë një vallëzimi të realizuar nga dyshja, DJ Dagz e ka pyetur Einxhelin se a do e bënte një fëmijë me të?, teksa përgjigja e saj ka qenë epike.
“Pse mos ta lëmë ty meqë ti e ke barkun”, u shpreh ajo duke qeshur.
Kujtojmë që këtë javë në nominim për të dal nga shtëpia janë: Einxhel, Ilir dhe DJ Dagz, teksa në lojë janë akoma edhe dy bileta kthyese të cilat mundësojnë që banori/ja që largohet nga televotimi të rikthehet në shtëpi fal biletës.