Mësoni të jepni ndihmë pas kafshimit nga gjarpri

30 dhjetor 2021 | 09:26

Helmi i gjarprit është në fakt një sekret i pështymës që përdoret për të vrarë dhe tretur gjahun. Në thelb, ekzistojnë dy lloje të helmit të gjarpërinjve – një që prek nervat (helmi i kobrës, për shembull) dhe tjetri që ndikon në gjak (ai i nepërkave).

Këtu janë disa masa që mund të merrni në rast të kafshimit nga gjarpri sipas http://www.SheIndia.org, një platformë që bën fushatë për ndërgjegjësimin për kafshimin e gjarprit.

Thirrni ambulancën: Afrohuni sa më parë me një profesionist mjekësor dhe përpiquni të përshkruani pamjen e gjarprit sa më saktë që të jetë e mundur. Kjo do t’i ndihmojë ata të planifikojnë kursin e ardhshëm të veprimit. Edhe nëse kafshimi i gjarprit nuk ishte helmues, personi mund të rrezikohet nga një infeksion bakterial.

Immobilizoni viktimën: Hiqni rripin, stolitë, orën, unazat etj. pasi zona e kafshuar mund të fryhet.

Si ta shtrini viktimën: Transportoni viktimën të shtrirë në anën e majtë, këmbën e djathtë të përkulur dhe dorën duke mbështetur fytyrën. Pacienti do të marrë frymë më mirë dhe nuk do të ketë të vjella.

Në spital: Mund të jetë e dëmshme nëse e lidhni shumë ngushtë vendin e plagës dhe mund të çojnë në gangrenë, tha Priyanka Kadam, kryetare dhe themeluese, SheIndia.org për indianexpress.com, përcjell Klankosova.tv.

“Por nëse pacientët e kafshuar nga gjarpërinjtë mbërrijnë në spital me lidhëse, mjekët duhet së pari të vlerësojnë gjendjen e pacientit dhe të kërkojnë shenjat e helmimit. Në rast se pacienti ka ndonjë nga simptomat si ënjtje progresive në vendin e pickimit, ka të përziera, lodhje, ka vështirësi në frymëmarrje, dhimbje fyti, dhimbje stomaku, koka rrokulliset anash (sindroma e qafës së thyer) ose 20WBCT (testi i trashësisë së gjakut) ka dalë jo i mpiksur, mjeku duhet të fillojë antihelmin së bashku me barnat dhe vetëm më pas të heqë lidhësen shumë ngadalë”, tha ajo.

Kjo është për shkak se nëse pacienti është i helmuar dhe është paraqitur me lidhëse të shtrënguar, shanset që ai të ketë rrjedhje të papritur helmi në organet vitale pasi të hiqet lidhësja, janë të larta.

“Mjekët duhet të mbajnë nën vëzhgim pacientët pas kafshimit të gjarprit për të paktën 24 orë. Shumë herë, njerëzit sjellin me vete gjarpërinj të gjallë ose të vdekur për identifikim. Në vend të kësaj, komunitetet duhet të këshillohen që të bëjnë një foto të qartë nga larg kokës dhe trupit të plotë të tij. Një gjarpër i gjallë ose i vdekur mund të jetë po aq i rrezikshëm. Janë raportuar vdekje edhe nga pickimi i një gjarpri të ngordhur”, ka thënë ajo.

Çka nuk duhet bërë

*Mos bëj panik. Kafshimi i gjarprit është një gjendje e shërueshme.

* Mos u përpiqni ta vrisni ose kapni gjarpërin.

*Mos e prisni apo thithni zonën e pickimit.

*Mos aplikoni akull ose masazhoni zonën e kafshuar pasi shkakton dëme të mëtejshme.

*Mos u vetë-mjekoni ose mos aplikoni barishte ose erëza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Tomë Gashi ka folur në lidhje me Ligjin për…