Messi argëtohet në Amerikë, shënon një tjetër dygolësh me Inter Miamin (video)
03 gusht 2023
| 10:43
Lionel Messi po e shijon në maksimum jetën në Amerikë. Argjentinasi është shndërruar menjëherë në liderin e Inter Miami dhe në ndeshjen e fundit për Kupën e Ligës, “pleshti” shënoi një dygolësh teksa skuadra e tij mposhti Orlando City me shifrat 3-1. Falë kësaj fitoreje, ekipi i 36-vjeçarit siguroi kualifikimin për në fazën e 1/8-tave.
Vlen të theksohet se për Messin ishte goli i pestë në vetëm tre ndeshje zyrtare me Inter Miamin duke “marrë përdore” skuadrën drejt sukseseve, ndërsa tifozët amerikanë po shijojnë nga afër “magjitë” e Kampionit të Botës.