Messi bashkohet me ish-trajnerin e tij
29 qershor 2023
| 14:15
Gerardo Martino, e ka marrë drejtimin e skuadrës Inter Miami, ku luajnë edhe fituesi i shtatëfishtë i “Topit të artë” Lionel Messi dhe Sergio Busquets.
Messi dhe Busquests janë bashkuar me ish-trajnerin e tyre.
Ata ishin nën urdhërat e Tata Martinos, tek Barcelona në sezonin 2013-2014.
Lajmi është konfirmuar nga vet skuadra amerikane, përmes një njoftimi.