Messi dhe Neymari largohen nga PSG-ja, vjen Zidane dhe qëndron Mbappe

31 mars 2022 | 17:08

PSG-ja është një nga skuadrat më të fuqishme në botën e futbollit, por investimet e mëdha nuk është se kanë dhënë frytet e duhura. Parisienët janë eliminuar nga Liga e Kampionëve që në fazën e 1/8-ve, edhe pse morën verën e kaluar një yll si Lionel Messi.

Gazeta “L’Equipe” në Francë së fundmi raporton se klubi i PSG po përgatitet për një revolucion të vërtetë në merkaton e ardhshme. Drejtori sportiv, Leonardo, me shumë mundësi do të largohet, ndërkohë që për bankinën ëndrra e madhe mbetet Zinedine Zidane, i cilësuar si një nga trajnerët më të mirë në vitet e fundit. Nuk mungojnë as alternativat si Conte dhe Thiago Motta. Revolucioni do t’i prekë edhe yjet.

PSG-ja është gati që të heqë dorë nga Messi dhe Neymari, teksa për ta përflitet për transferim të mundshëm në Amerikë. Klubi do ta ndërtojë skuadrën me një projekt të ri që do të udhëhiqet nga Kylian Mbappe, i cili deri më tani ka refuzuar që ta rinovojë kontratën. Gjithsesi, asgjë nuk përjashtohet në muajt në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i derivateve të naftës në tregun e Kosovës sërish…