Messi: Do të doja ta shihja Barcelonën të fitonte tripletën
Lionel Messi ka zbuluar ndjenjat e tij karshi ish-skuadrës së tij, Barcelonës, për të cilin ka thënë se dëshiron t’i fitojë tre trofetë kryesor të sezonit. Messi kaloi më shumë se dy dekada në Barcelonë duke u bërë lojtari i tyre më i madh dhe duke forcuar vendin e tij në mesin e një prej futbollistëve më të mëdhenj që kanë ecur ndonjëherë në tokë.
Kohën e kaluar te klubi nga “Camp Nou”, ylli argjentinas nuk e harron kurrë dhe për këtë dëshiron që ish-klubi i tij të fitojë gjithçka në futbollin evropian.
“Do të doja ta shihja Barcelonën të fitonte sërish ligën, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë Messi.
“Dhe në vitet kur kjo nuk është e mundur, të paktën garoni deri në momentin e fundit”, ka përfunduar legjenda e klubit. Kjo tregon se Messi mbetet një tifoz i guximshëm i Barcelonës pavarësisht se u largua nga klubi gati katër vjet më parë.
Ndryshe, Messi fitoi gjithçka në futboll, nga trofetë ekipor tek ata me kombëtaren e Argjentinës.