Messi do t’i bashkohet Barçës vetëm nëse Xavi është trajner
16 nëntor 2022
| 16:33
Kushti i vetëm i yllit të PSG-së, Lionel Messit, për t’u rikthyer në ish-klubin e tij, Barcelonë, sezonin e ardhshëm, është që Xavi Hernandez të mbetet trajner i klubit, njofton “El Nacional”.
Raportohet se dy ish-bashkëlojtarët kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin dhe Messi do të luajë te Barça vetëm nën drejtimin e Xavit. Ish-mesfushori ka pasur një fillim të mirë të sezonit në La Ligë, me skuadrën e tij në krye të tabelës që shkon në pushimin e Kupës së Botës.
Megjithatë, eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve e ka vënë atë nën presion. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, do të duhet ta mbajë Xavin pavarësisht se si përfundon sezoni nëse dëshiron ta shohë përsëri Messin në “Camp Nou”.