Messi e përjashton transferimin te Reali
Manchester City dhe PSG-ja janë dy klube që ndjekin prej kohësh Leo Messin, por ylli argjentinas ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Barça deri në fund të sezonit.
“Do të pres fundin e sezonit. Për momentin gjëja më e rëndësishme është skuadra. Nuk duhet të shpërqendrohet nga këto gjëra. Di që shumë persona te Barcelona dëshirojnë të qëndrojnë, disa të tjerë dëshirojnë të largohem, por do të bëj atë që është më e mira për klubin dhe për mua, nuk kam dyshime. Në fund do të bëj atë që më thonë zemra dhe mendja”, u shpreh Messi duke përjashtuar më pas në mënyrë të prerë mundësinë për një transferim te Real Madridi.
“Kjo është e pamundur. Një ditë do të më pëlqente të luaja në ShBA”, ka thënë ai. Në intervistën Messi nuk u shpreh i bindur se do të vijojë të qëndrojë në Barcelonë, qytet dhe ekip ku për 16 vjet ka përjetuar gjithçka: “Është një histori e vogël dashurie me qytetin dhe klubin. Të përfundoj si të përfundoj, asgjë nuk mund t’i fshijë 16 vite si profesionist. Nuk është e lehtë të qëndrosh në një klub për një kohë kaq të gjatë. Ka pasur edhe momente të vështira, edhe shumë të vështira, por gjithçka është kaluar. Të shohim tani në fund”.