Messi edhe me një mesazh për tifozët e Barcelonës: Po iku, por nuk është lamtumirë
08 gusht 2021
| 21:43
Lionel Messi u është drejtuar edhe një herë tifozëve të Barcelonës përmes një postimi në rrejtet sociale.
Ai ka shkruar se largimi i tij nga Barcelona nuk është lamtumirë.
“Do të më pëlqente të largohesha në një mënyrë tjetër, edhe pse supozoj se një lamtumirë nuk mund të jetë kurrë diçka e bukur … do të kisha dashur të vazhdoja këtu, bëra gjithçka me atë objektiv dhe në fund nuk ndodhi. Kam vetëm fjalë falënderimi për të gjithë ata që më kanë shoqëruar në kaq shumë vite në klub”.
“Dhe për fansat tanë, që ata më dhanë gjithë dashurinë e tyre dhe se unë u përpoqa t’ua kthej atyre duke dhënë gjithçka edhe për këtë fanellë. Po iku por nuk është lamtumirë, vetëm shihemi më vonë”, ka shkruar në rrjetet sociale Messi.