Messi emërohet ambasador i Arabisë Saudite

10 maj 2022 | 13:29

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Lionel Messi, udhëtoi të hënën në Jeddah në Arabinë Saudite për t’u emëruar si ambasador saudit i turizmit.

Kështu, 34-vjeçari argjentinas angazhohet për Arabinë Saudite, një vend rival i Katarit që zotëron PSG-në.

“Jam i lumtur të mirëpres Lionel Messin në Arabinë Saudite. Ne jemi të kënaqur që ju të eksploroni thesarin e Detit të Kuq, sezonin e Jeddah dhe historinë tonë të lashtë. Kjo nuk është vizita e tij e parë në Mbretëri dhe nuk do të jetë e fundit ”, shkroi në Twitter , Ahmed Al-Khateeb, Ministri saudit i Turizmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Korporata Energjetike e Kosovës, sipas raporteve të…