Messi: Falënderoj Zotin që më dha gjithçka
Lionel Messi fitoi më në fund trofeun e Kupës së Botës me Argjentinës. Pasi ngriti në qiell Kupën e Botës, Messi përpara mediave tregoi emocionet e tij.
“Është një çmenduri, e kërkuam shumë dhe është gjëja më e bukur që ekziston. E doja shumë. E dija që Zoti do të ma jepte, kisha një ndjesi të tillë. Vuajtëm shumë, por në fund ia dolëm. Mezi po pres të kthehem në Argjentinë për të parë se çfarë çmendurie kemi bërë. Është e qartë që doja ta mbyllja karrierën me këtë trofe, nuk mund të kërkoj më asgjë. Falënderoj Zotin që më dha gjithçka. Pothuajse të mbyll karrierën time kështu është e jashtëzakonshme. Çfarë do të ndodhë më pas? Ia kam dalë të fitojë Kupën e Amerikës, Kupën e Botës. E dashuroj futbollin dhe atë që bëj. Më pëlqen të luaj me Kombëtaren, me këtë grup, dua të vazhdoj të jetoj edhe disa ndeshje si kampion bote. Është ëndrra e çdo fëmije. Kam qenë me fat që i kam fituar të gjitha dhe e vetmja gjë që më mungonte ishte kjo”, ka thënë Messi.