Messi: Finalen e Kupës së Botës 2014 e kujtoj çdo ditë

01 maj 2018 | 15:49

Gjatë një interviste të gjatë, numri 10 i Argjentinës, Lionel Messi ka komentuar Kupën e Botës 2014 dhe Kupën e Botës 2018, përfaqësuesen argjentinase, jetën e tij personale dhe shumë të tjera.

“Akoma më pëlqen të vij në Argjentinë, të jem pjesë e grupit. Ky brez ka një mundësi të madhe të fitojë diçka të rëndësishme. Nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur kështu që duhet të shfrytëzojmë çdo moment. Për ne është o tani o kurrë për të fituar Kupën e Botës. Duhet ta konsiderojmë si Kupën e Botës të fundit që do të marrim pjesë. Por kemi edhe disa lojtarë të rinj që po dalin në skenë. Shpresoj që edhe ata të bëjnë gjëra të mëdha në të ardhmen”, ka thënë Messi.

Lionel Messi mbi finalen e Kupës së Botës 2014: “Ai rast që humba në finalen e Kupës së Botës…akoma e kujtoj, mënyrën sesi godita topin, si vendosa këmbën. Mendoj se po ta kisha goditur ndryshe, siç e bëra ndaj Chelseat të paktën do të kishte qenë në kuadrat. Çdo ditë ka një moment që më vjen në mendje finalja. Nëse do të kishim fituar gjithçka do të kishte ndryshuar për ne. Ne e meritonim, por nuk ishte e shkruar. Kur je aq pranë triumfit dhe nuk ia arrin është shumë e rëndë”. (Telesport)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thomas Muller ngre zërin si kapiten i Bayern Munchen dhe…