Messi: Finalja, ndeshja ime e fundit në Botëror

14 dhjetor 2022 | 10:25

Lionel Messi është një hap larg ëndrrës së tij më të madhe, triumfi me Argjentinën në Kupën e Botës. Ky trofe që për shumë të pasionuar të futbollit do ta kurorëzonte Messin si më të madhin e të gjithë kohërave.

Kapiteni argjentinas ka konfirmuar se finalja e së dielës do të jetë ndeshja e fundit me fanellën “bardhekaltër” në Kupën e Botës.

“Jam krenar që do të mund ta përfundoj karrierën time në Kupën e Botës duke luajtur në këtë finale. Ajo që po përjetoj është diçka emocionuese. Me siguri e diela do të jetë ndeshja ime e fundit në një Kupë Bote. Duhet të kalojnë shumë vite derisa të vijë Botërori i radhës (2026) dhe nuk mendoj se do të jem. Kështu që shpresoj të përfundoj në mënyrën më të mirë”, ka thënë Messi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,…