Messi, gati të rikthehet në kombëtare
17 dhjetor 2018
| 12:03
Sipas televizionit argjentinas, “TN”, ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i ka shprehur Federatës së Futbollit të Argjentinës dëshirën për t’u kthyer në skuadrën e Kombëtares argjentinase para turneut të Kupës së Amerikës, që zhvillohet në Brazil në vitin 2019.
31-vjeçari ka luajtur për herë të fundit për Kombëtaren e Argjentinës në ndeshjet e turneut të Kupës së Botës në Rusi dhe do të mungojë edhe në ndeshjet miqësore të këtij muaji.
Besohet se Messi e synon Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe në asnjë mënyrë nuk dëshiron të largohet nga kombëtarja në mënyrë zhgënjyese, pas dështimit në “Rusi 2018”.